Jose Mourinho është i vendosur ta mposhtë Pep Guardiolan për t’i siguruar shërbimet e yllit të Real Madridit, Iscos, sipas Don Balon.
Të dy klubet e Manchesterit janë në kërkim të Iscos, e ardhmja e së cilit në kryeqytetin spanjoll është në dyshim pasi Zinedine Zidane ka vazhduar ta mbajë jashtë formacionit të parë të Realit për pjesën më të madhe të këtij sezoni, transmeton Express.
Megjithatë, e ardhmja e mesfushorit spanjoll do të varet shumë nga ajo nëse Zidane do të vazhdojë të mbetet pjesë e Realit, pasi largimi i tij i mundshëm do të rezultonte në qëndrimin e Iscos.