Reperi i njohur i skenës, Mozzik, ka qenë shumë i përfolur së fundmi në media për jetën private të tij.
Teksa po përgatit një duet me kolegen e tij, repern Tayna, Mozzik po vazhdon të kryejë një sërë aktivitetesh në përditshmëri.
Së fundmi, ai ka bërë të ditur se është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.
Mozzik, emri i vërtetë i të cilit është Gramoz Aliu, publikoi në rrjetet sociale një fotografi nga takimi me Veselin, duke thënë se u ndje i kënaqur që qëndroi nga afër me atë që njihej me nofkën “luli” gjatë luftës.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Takim me Lulin!
Nuk është Luli i Migjenit, është Luli i idealit ,i sakrificës , i luftës, i shtetformimit , është njeriu që s’ u lëkund kurrë nga ideja e të qenurit njeri i fjalës, burrë i shtetit.
Me Komandant Lulin ( Kadri Veselin )
I thash edhe pse profesionet e ndryshme i kemi , por parimet i kemi njësoj , të pathyeshëm , të pa lëkundur , të dashur për njerëzit , të moralshëm e familjar .
Harrova edhe parimin kryesor :
Qe se njohim frikën
Të uroj gjitha të mirat Komandant”, percjell telegraf.