Reperi nga Ferizaj, Mozzik, tashmë është në finalizim të albumit të tij të ri që pritet të lansohet muajin tjetër.
Por para publikimit të albumit të plotë, reperi ka njoftuar se këtë javë sjell një këngë të re.
Bëhet fjalë për projektin e ri të titulluar “Madona” i cili pritet të publikohet pikërisht ditën e premte (26 qershor).
“26.06.2020 / Madona. A jeni gati? Rzon çka kemi bërë”, ka shkruar ai, ku edhe për këtë projekt duket se ka punuar me producentin Rzon.
Protangoniste e videoklipit siç shihet është edhe modelja nga Shqipëria, Xhesika Xhinaj.
Në bazë të reagimeve që ka marrë krahas postimit, fansat mezi po presin për hitin e radhës të reperit./telegrafi.com
Në album përfshihen edhe bashkëpunime të ndryshme dhe këngë të publikuara më parë, përfshirë këtu duetet me Unikkatil, Getinjo dhe Kidën.