Reperi i njohur Mozzik është shndërruar në një ndër personazhet më të komentuara në median rozë, ku shkak është bërë romanca e tij me Lotina Hazirin.
Artisti disa ditë më parë konfirmoi lidhjen me vajzën e deputetit kosovar, Lutfi Haziri.
Së fundmi Mozzik ka ndarë detaje të reja se si nisi historia e tyre e dashurisë.
Ai ka postuar në InstaStory një foto duke treguar se ngacmimet dhe pëlqimet e para për Lotinën kanë filluar që në vitin 2019.
“Kur e ke qëllimin e mirë 2019”– ka shkruar reperi krahas fotos së mesazheve që i ka dërguar partneres së tij vite më parë.
Kujtojmë që kjo është lidhja e parë publike se Mozzik që pas ndarjes nga reperja e njohur, Loredana me të cilën ai ka edhe një vajzë, Hana.