Ministria e Punëve të Brendshme, me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), organizon seminarin dy ditor për ngritjen e bashkëpunimit ndër-institucional për siguri kibernetike.
Ky seminar do të mbledhë përfaqësues vendorë nga institucione dhe agjenci qeveritare, sektori privat dhe organizatat mbështetëse ndërkombëtare për të diskutuar dhe ngritur bashkëpunimin ndër-institucional, mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe partneritetin publiko-privat.
Ky seminar do të mbahet në Hotel “Emerald” në Prishtinë, duke filluar nga dita e enjte, me 25 maj.