Ekonomia Online
FUNDIT

MPB e OSBE organizojnë seminar për siguri kibernetike

MPB e OSBE organizojnë seminar për siguri kibernetike

Ministria e Punëve të Brendshme, me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), organizon seminarin dy ditor për ngritjen e bashkëpunimit ndër-institucional për siguri kibernetike. Ky seminar do të mbledhë përfaqësues vendorë nga institucione dhe agjenci qeveritare, sektori privat dhe organizatat mbështetëse ndërkombëtare për të diskutuar dhe ngritur bashkëpunimin ndër-institucional, mbrojtjen e […]

Ministria e Punëve të Brendshme, me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), organizon seminarin dy ditor për ngritjen e bashkëpunimit ndër-institucional për siguri kibernetike.

Ky seminar do të mbledhë përfaqësues vendorë nga institucione dhe agjenci qeveritare, sektori privat dhe organizatat mbështetëse ndërkombëtare për të diskutuar dhe ngritur bashkëpunimin ndër-institucional, mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe partneritetin publiko-privat.

Ky seminar do të mbahet në Hotel “Emerald” në Prishtinë, duke filluar nga dita e enjte, me 25 maj.

Të ngjashme