MPB-ja njofton se qytetari i arrestuar në Maqedoninë e Veriut nuk është shtetas i Kosovës

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se pas raportimit të medieve rreth arrestimit të qytetarit turk, Sedat Peker nga autoritet e Maqedonisë Veriore dhe depërtimit të tij në Republikën e Kosovës, se shtetasi turk nuk është shtetas i Republikës së Kosovës.

“Ministria e Punëve të Brendshme mund të konfirmoj se personi në fjalë nuk posedon pasaportë kosovare, siç është raportuar, por i njëjti posedon vetëm leje qëndrimi të përkohshëm, në emër të një biznesi të regjistruar në Prizren, nga viti 2014 dhe të vlefshëm deri më 29/12/2021”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Mund të ju informojmë se Peker, ka hyrë në Republikën e Kosovës në mënyrë të ligjshme me datë 18/01/2021 dhe ka dalë nga Republika e Kosovës në drejtim të Republikës së Shqipërisë me datë 20/01/2021”, thuhet tutje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme