Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, DidierChabert, me të cilën diskutuan për bashkëpunimin mes dy shteteve sidomos atë policor.
Me këtë rast ministri Gashi e njoftoi ambasadorin Chabert për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, duke vlerësuar se situata e përgjithshme sigurisë është e qetë dhe stabile. Ai po ashtu vuri në dukje angazhimet që do po bëhen sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ndërsa ambasadori i francez vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe u shpreh i gatshëm në vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që ka ekzistuar mes dy vendeve, sidomos sa i përket bashkëpunimit policor mes dy vendeve.
Në këtë takim u bisedua edhe për procesin e liberalizimit të vizave për përkushtimin e MPB-së në plotësimin e kritereve dhe për menaxhimin pas procesit të liberalizimit të vizave. Me këtë rast ministri Gashi theksoi se janë bërë përgatitjet e duhura që të njoftohen qytetarët se cilat janë përparësitë dhe përgjegjësitë pas liberalizimit të vizave.