Pasi nuk u kthyen nga pushimi i fundjavës në burgun e Shtipit për Agim Krasniqin dhe Sehat Ramadanin, Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar.
Në fillimin e kësaj jave që të dy, Krasniqi dhe Ramadani nuk ishin kthyer në burgun e Shtipit për të vazhduar vuajtjen e dënimit.
Krasniqi duhet të vuajë burg edhe tre vite dhe tre muaj burg kurse Ramadani i ka edhe tetë vite e shtatë muaj vuajtje të dënimit.
Përndryshe, që të dy i bashkangjiten listës për arrest ndërkombëtar, pas Igor Spasovit i cili është i dënuar për vrasjen e Martin Neshkovskit, transmeton telegrafi Maqedoni.