Ministri Hyseni priti në takim Koordinatorin e OKB-së për zhvillim dhe njëherit përfaqësuesin Rezident të UNDP-së Andrew Russell dhe shefen e Misionit të IOM- it në Kosovë Tajma Kurt.
Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, priti në takim Koordinatorin e OKB-së për zhvillim dhe njëherit përfaqësuesin Rezident të UNDP-së, Andrew Russell, si dhe shefen e Misionit të IOM-it në Kosovë, Tajma Kurt, me të cilët biseduan për bashkëpunimin që këto dy organizata i kanë ofruar Ministrisë së Punëve të Brendshme në adresimin e migrimit, trafikimit me qenie njerëzore, si dhe radikalizmit e ekstremizmit të dhunshëm.
Njëkohësisht u bisedua për projektet që pritet të realizohen në vitin e ardhshëm, e që synojnë të rrisin përpjekjet e MPB-së për të parandaluar këto dukuri negative të karakterit transnacional.
Të gjithë u ndanë të pajtimit se projektet e përbashkëta të realizuara tashmë, si dhe serioziteti i institucioneve të Kosovës në përballjen me këto dukuri kanë dhënë fryte të shumta, si edhe janë vënë në dukje shpeshherë nga raporte të shumta ndërkombëtare.