MPB rishikon Strategjinë Kombëtare Kundër Trafikimit me Njerëz

Prishtinë | 27 Shk 2018 | 15:14 | Nga

Në Prishtinë po mbahet punëtoria dy ditore për vlerësimin, rishikimin dhe amendamentin e planit vjetor të punës të Strategjisë Kombëtare Kundër Trafikimit me Njerëz 2015-2019, transmeton Ekonomia Online.

Kjo punëtori u hap nga udhëheqësi i Sekretariatit të Strategjive të Ministrisë së Punëve të  Brendshme, Naim Muja.

Sipas një komunikate nga MPB, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Milan Radojevic, i cili njëherazi është edhe koordinator kombëtar i Strategjisë Kombëtare Kundër Trafikimit me Njerëz, theksoi se trafikimi me njerëz është një temë shumë e rëndësishme.

“Luftimi i trafikimit me qenie njerëzorë është një sfide globale, ku edhe Kosova nuk bëmë përjashtim. Duhet të kemi bashkëpunim me të gjithë grupin, me qëllim që të ketë rezultat dhe t ketë trajtim më të mire për viktimat e trafikimit”, tha zëvendësministri Radojevic, me ç’rast falënderoi OSBE-në mbështetje të vazhdueshme kësaj Strategjie.

Gjithashtu,  Radojevic theksoi përkushtimin e tij që së bashku me të gjithë partnerët të bëhet përpjekje maksimale në parandalimin, trajtimin dhe në strehimin e viktimave të trafikimit.

Ndërsa VesnaVujovic nga misioni i OSBE-së tha se Kosova mbetet një vend i origjinës dhe transiti i viktimave të trafikimit.

“Deri më tani janë identifikuar 32 viktima, që mbetet një numër i madh për një vend si Kosova”, tha ajo, duke bërë të ditur se OSBE mbetet e përkushtuar për të vazhduar mbështetjen për MPB-në dhe Sekretariatin e strategjive në veçanti.

Kjo punëtori është mbështetur nga misioni i OSBE-së në Kosovë.

 

Të ngjashme