MPB-së i anulohet tenderi

Prishtinë | 17 Jan 2017 | 11:10 | Nga

Ministria e Punëve të Brendshme si duket ka mbetur pa mobilje. Tërë kjo pasi është marrë vendimi nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, që ky tender të anulohet pas shkeljeve të gjetura.

“ Për këtë aktivitet të prokurimit kanë ofertuar 9 operatorë ekonomik, ku sipas komisionit të vlerësimit të ofertave 5 operatorë ekonomik i plotësojnë kriteret e përzgjedhjes të kërkuara në dosjen e tenderit, ndërsa 4 operatorë janë të papërgjegjshëm, pasi që nuk i plotësoj kriteret e përzgjedhura të kërkuara në dosjen e tenderit dhe njoftimin për kontratë”, thuhet në vendimin e OSHP-së.

Pala ankuese në këtë rast kompania “ N.N.P.T “ LESNA ING AF”, pretendon se kjo ministri me këtë tender ka bërë shkelje të nenit 65 paragrafi 4 pika 4.3 të LPP-së dhe Udhëzuesit Operativ për Prokurim Publik, i cili thuhet të ketë hyrë në fuqi me 1 nëntor 2016.

Në vlerësimet e nxjerra nga ekspertja shqyrtuese thuhet se Ministria ka bërë shkelje tek “eliminimi i operatorit ekonomik nga ky tender është tërësisht pa mbështetje juridike, pasi siç thuhet MPB, e ka ndërprerë kontratën me këtë kompani për shkak të vonesave të shkaktuara në furnizim.

Kjo sipas vendimit të OSHP-së nuk i lejohet autoritetit kontraktues të përjashtoj nga gara ndonjë operator ekonomik, pa pasur ndonjë konstatim prej Gjykatës kompetente, apo dëshmi me shkrim nga ndonjë institucion kompetent që verifikon gjendjen.

Ky tender është publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik me 23 shtator 2016, derisa siç bëhet e ditur për të njëjtin është marrë vendimi të anulohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme