MPJ: Asnjë kosovar i prekur nga sulmi në Las Vegas

Prishtinë | 03 Tet 2017 | 14:27 | Nga

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka konfirmuar për klankosova.tv se deri më tani asnjë kosovar nuk është i prekur nga sulmi i fundit që ndodhi në Las Vegas.

Se nuk ka asnjë kosovar të prekur nga ky sulm kanë bërë të ditur për MPJ dhe Ambasada e Kosovës në Washington.

59 persona mbetën të vdekur e mbi 500 të tjerë të plagosur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri të llojit automatik, nga një sulmues 64 vjeçar i cili sipas policisë është vetëvrarë pasi ka kryer aktin vdekjeprurës në distancë prej 304 metrash.

Ai shtiu me automatik në mesin e turmës prej 22 mijë personash të cilët po ndiqnin koncertin treditor në një nga resortet më të njohura në Las Vegas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme