Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar pas deklaratave të shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, i cili po pretendon se edhe Grenada e ka tërhequr njohjen e Kosovës.
Zëvendësministrja në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, ka thënë për Zërin se asgjë nuk ka të vërtetë lidhur me tërheqjen e njohjes nga Grenada dhe i ka quajtur lojëra të pista këto pretendime nga Daçiqi
“Asgjë nuk ka te vërtetë nga ato çka i deklaron Daçiqi, është e vërtetë që ai ndodhet atje dhe po i takon homologët e tij, por deklaratat e tij per tërheqje të njohjes nuk janë të verteta, njëjtë sikur ato të mëparshmet”, ka thënë Vuniqi për zeri.info. “Edhe ne jemi në kontakt me këto shtete dhe e demantojnë në menyrë kategorike deklaratën e Daçiq pqr tqrheqje të njohjes. Këto lojëra të pista qe po i luan ai duhet te ndalen dhe do të ndalen shumë shpejt nëse BE vertet dëshiron stabilizim te marrëdhenieve dhe marrëveshje të paqes me Serbinë”, ka shtuar ajo.
Më 25 shtator të vitit 2013 Grenada ishte bërë shteti i 102 që e njihte Kosovën.
Ndërsa, nuk është hera e parë që diplomacia serbe po pretendon se ndonjë shtet po e tërheq njohjen e Kosovës. Kështu kanë thënë edhe për shtete si Guinea, Burkina Faso etj ndërsa të gjitha këto janë demantuar nga diplomacia kosovare.