Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës thotë se që nga momenti i sulmit në Munih ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e sigurisë dhe diplomatët e saj për të ndjekur nga afër tragjedinë.
“Konsullata jonë ka konfirmuar këtë mëngjes me policinë gjermane dhe familjarët se tre të rinj shqiptarë kanë humbur jetën nga sulmi i mbrëmshëm në qendrën tregtare në Mynih”, njofton MPJ, transmeton Telegrafi.
“Të tronditur nga sulmi terrorist, MPJ shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe qëndron pranë tyre në këto momente të vështira për ta dhe gjithë komunitetin shqiptarë kudo në botë”.
“MPJ dhe Ambsada është në dispozicion të familjeve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës të prekur mbrëmë nga kjo ngjarje shokuese dhe e dhimbshme”, thuhet në njoftim.