Këshilltari i ministrit të Jashtëm Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka thënë se lirimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina, do të ndodhë shumë shpejt dhe se s’ka dilemë për këtë vendim.
Ai tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritet e Maqedonisë së Veriut për të siguruar lirimin e tij.
“Ka procedura në Maqedoninë e Veriut që autoritetet e atjeshme duhet me i ndjekë dhe ne jemi duke komunikuar rregullisht dhe intensivisht me Shkupin për të shpejtuar lirimin e ish luftëtarit te lirisë, Tomor Morina”, ka shkruar Zyberaj në Facebook.
Zyberaj shtoi se shteti serb përmes lëshimit të urdhërrarrestave politikë po e pengon pajtimin në rajon.
Postimi i plotë:
Që nga dita e parë e ndalimit, ne jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet e Maqedonisë së Veriut për të siguruar lirimin e Tomor Morinës.
Ka procedura në Maqedoninë e Veriut qe autoritetet e atjeshme duhet me i ndjek, dhe ne jemi duke komunikuar rregullisht dhe intenzivisht me Shkupin për të shpejtuar lirimin e ish-luftëtarit te lirisë, Tomor Morina.
Urdhër-arrestet politik të Serbisë* kundër luftëtarëve të lirisë së UÇK-së nuk kanë kuptim dhe as bazë ligjore dhe thjesht bazohen në lojra politike të Beogradit.
Ne besojmë se së shpejti lirimi i tij do të ndodh dhe kështu edhe kthimi i tij tek familja.
Besojmë në lirimin e shpejtë të Tomorit dhe këtu nuk ka dilema.
*Ky përcaktim është pranuar për faktin se shteti i Serbisë ka kryer krimet më të rënda kundër njerëzimit(pas luftës së dytë botërore) në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera.
Shteti serb vazhdon edhe sot të pengojë pajtimin në rajon.