Ministria e Punëve të Jashtme sot do të organizojë ceremoni komemorative në nderim të zyrtarit të këtij institucioni, Arben Rugova.
Përmes një njoftimi për medie, MPJD ka njoftuar se ceremonia do të mbahet të mërkurën në amfiteatrin e ish-objektit Rilindja me fillim nga ora 11:45.
“Njoftim për mbajtjen e mbledhjes komemorative në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të zyrtarit të MPJD-së, Arben Rugova. Nën patronatin e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të Zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Arben Rugova do të mbahet mbledhje komemorative”, thuhet në njoftim.
Ndryshe gazetari dhe zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Arben Rugova ka vdekur të hënën.