MPJD: Zhbllokimi i punimeve në rrugën Deçan-Plavë, lajm i mirë për turizmin

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës përmes një komunikate për medie ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për zhbllokimin e punimeve të rrugës Deçan-Plavë, përcjell Ekonomia Online.

Sipas MPJD-së ndërtimi i kësaj rruge ka rëndësi të madhe për banorët e kësaj ane, dhe zhvillimin e bashkëpunimin ekonomik midis këtyre dy komunave fqinje.

“Marrëveshja e arritur falë lidershipit dhe punës maratonike të kryetarit të Deçanit në kërkim të zgjidhjes së ndërtimit të rrugës Deçan – Plavë, Bashkim Ramosaj, dhe ndërmjetësimit aktiv të Ambasadorit italian në Republikën e Kosovës, Nicola Orlando, është me interes nacional, pasi ndërtimi i kësaj rruge zhvillon turizmin në Grykën e Deçanit dhe lidhë Kosovën me Malin e Zi”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Rruga Deçan-Plavë, e cila lidhë rajonin e Dukagjinit me atë të Plavës dhe Gucisë, ka rëndësi strategjike për të gjithë shqiptarët, lehtëson lëvizjen e lirë të njerëzve dhe transportit të mallrave, e po ashtu, dhe do të jetë atraktive për zhvillimin e turizmit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme