Lëvizja Vetëvendosje kundër ndërprerjes së punimeve në rrugën Deçan-Plavë

Prishtinë | 27 Maj 2018 | 13:47 | Nga

Rruga Deçan-Plavë është rrugë me rëndësi shtetërore e kombëtare. Ndalimi i punimeve në këtë rrugë nuk guxon të vijë assesi nga udhëheqja e Manastirit të Deçanit që nuk ka asnjë të drejtë të përzihet në këto punë.

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra Deçan i dënon ashpër përpjekjet e vazhdueshme të Manastirit për pengimin e zhvillimit të Komunës së Deçanit.

Ne kërkojmë poashtu nga Ministria e Infrastrukturës që të veprojë sipas ligjit.

Qeveria e ka për detyrë ta zgjidhë në mënyrë që mos t’i vendosë qytetarët përballë klerit të politizuar.

Ju bëjmë thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, që mos të bijnë pre e politikave të pasardhësve të kriminelit Millosheviq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme