Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) mbështetur nga GIZ-i ka bërë certifikimin e 164 punëkërkuesve të rinj që kanë ndjekur Trajnimin e Ndërmarrësisë në kuadër Certifikimit të Programeve të Vetëpunësimit.
Ministri i MPMS-së, Skender Reçica, ka bërë shpërndarjen e granteve për përfituesit e tri programeve kryesore, Akademisë së Ndërmarrësisë së Gjelbër, Akademisë së Ndërmarrësisë në Kosovë, dhe për ndërmarrësit e rinj, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se më këtë projekt do të krijohen 50 ndërmarrje e do të përfitojnë mbi 300 familje në vend. Ministri falënderoi Qeverinë Gjermane, në veçanti GIZ për bashkëpunimin në implementimin e këtyre projekteve të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në krijimin e mundësive për të rinjtë dhe në zbutjen e papunësisë në Kosovë, gjë që përbën edhe një nga objektivat kryesore të MPMS-së.
“Më vjen mirë që po konkretizojmë një angazhim të përbashkët. Besojmë që ky bashkëpunim me qeverinë gjermane të jetë edhe në të ardhmen. Të rinjtë tanë për këto pesë muaj më kanë bindur që janë me plot kreativitet dhe nuk janë barrë e shtetit, kjo më bënë krenar. Po rrumbullakojmë programin 9 mujor për ndërmarrësi”.
“Do të krijohen 50 ndërmarrje të reja. Nga ky projekt i kemi 300 familje që do të kenë mbështetje. Ne nuk do të ndalemi, do të vazhdojmë edhe me projekte të tjera. Jam i kënaqur që keni marrë trajnimin e duhur, që suksesi juaj do të jetë edhe i yni. Bëhet fjalë për punësim edhe të tjerëve, kjo është e mira. Do të vazhdojmë t’i përkrahim ndërmarrësit e rinj. E falënderojmë qeverinë gjermane për mbështet”.
Anja Becky, Sekretare e parë e ambasadës gjermane tha se vendi i saj e ka mbështetur Kosovën ndër vite me mbi 20 milionë euro.
“Një nga aktivitetet tona kryesore është edhe trajnimi që keni zhvilluar. Mund të jeni krenar me këtë dhe dua t’i uroj edhe ata që kanë marr mbështetje financiare”, tha ajo.
James Macbeth, përfaqësues i GIZ-it, tha se të rinjtë janë e ardhmja e Kosovës. Ai madje ka treguar edhe përvojën e tij si ndërmarrës duke inkurajuar ata të vazhdojnë të merren me ndërmarrësi.
“Jam i befasuar. Burimi natyral i Kosovës jeni ju. Keni ide për biznese, dëshiroj që më vonë të dëgjoj më shumë. Keni kaluar nëpër çështje administrave. Dëshiroj të ju jap disa vërejtje. Vetë kam qenë ndërmarrës kur s’kam mundur të paguaj rrogat, por jam i kënaqur që kam një punë që paguhet. Në Gjermani ndërmarrësit e rinj janë shtylla. Disa nga ju duhet të merreni me problematika të ndryshme, ngecje të ndryshme, duhet të jeni ne gjendje të merreni me dështime, edhe suksese me siguri”.
Nadia Gjakova, pjesëmarrëse në trajnim, tha se trajnimi e ka ndihmuar që të marrë njohuri që do t’i shërbejnë në rritjen e biznesit të saj, raporton EO.
“Ky është moment i rëndësishëm për mua. Është nderë i madh të jem në mesin tuaj, që keni shumë ide. Falënderim i madh për të gjithë organizatorët. Përveç të marrim të hollat, ata na kanë ndihmuar për të fituar njohuri”.
“Kam ardhur me një ide për të krijuar një itala, kjo ka për qëllim për të krijuar një qendër për palpeta dhe kafe. Hap pas hapi kam krijuar strategjinë se si ta rris biznesin tim. Tani kam më shumë energji që të përfitoj më shumë për veten, por edhe shoqërinë”.