Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Posta e Kosovës dhe Banka për Biznes, sot më datë 11.08.2017 kanë nënshkruar Marrëveshje të Bashkëpunimit për shpërndarjen e pagesave të ndihmave sociale.
Kjo marrëveshje e bashkëpunimit ju mundëson që ndihmat sociale për mbi 25 mijë familje, të shpërndahen përmes 100 zyrave postare të Postës së Kosovës, të cilat janë të shtrira në territorin e Republikës së Kosovës, dhe mundësojnë që familjet në asistencë sociale t’i marrin ndihmat sociale me afër vendbanimeve të tyre.
Marrëveshja e Bashkëpunimit hynë në fuqi nga 01 Shtatori 2017, ndërsa shpërndarja e pagesave të ndihmave sociale përmes Zyrave Postare do të fillojë data 01 Tetor 2017.
Marrëveshja e Bashkëpunimit është nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i MPMS-së z. Izedin Bytyqi, Kryeshefi Ekzekutiv i Postes z. Sejdi Hoxha dhe Kryeshefi Ekzekutiv i BPB-se z. Arton Celina.
Për arritjen e kësaj Marrëveshje të Bashkëpunimit kanë qenë të angazhuar Grupet Punuese nga të tri institucionet, të cilat janë palë nënshkruese.
Marrëveshja arrihet pas ankesave tash sa kohë të Postës se ishte përjashtuar nga shpërndarja e ndihmës sociale, pasi në tenderin e hapur nga MPMS-ja kërkohej që “operatori ekonomik që aplikon për këtë tender duhet të ketë licencë nga BQK dhe që të jetë i regjistruar si institucion financiar bankar”.