Një grup peshkatarësh të humbur në det për gati tre ditë, ia dolën të mbijetonin në gomonen e tyre, përpara se të përdornin një armë zjarri për të tërhequr shpëtimtarët.
Shtatë anëtarët e ekuipazhit u detyruan të braktisnin anijen e tyre, Elite Navigator, të mërkurën pasi një zjarr i vogël në anije u rrit shpejt.
Ata u grumbulluan në një gomone shpëtimi dhe braktisën anijen që digjej. Kapiteni i anijes së peshkimit, Eugene Carter, tha: “Brenda pesë minutave, ne kishim shtatë burra në një gomone dhe kishte zjarr rreth nesh kudo”.