“Mrizi i Zanave” në Fishtë të Shqipërisë krahas që ofron për turistët shije lokale, promovon ushqimin tradicional shqiptar globalisht, dhe njëherësh, ndihmon ekonomitë familjare të rrethinës, raporton Ekonomia Online.
Një ditë e zakonshme për punëtorët fillon në fermë, me ç’rast bëjnë grumbullimin e të mirave për furnizim ditor.
“E para desha të tregoj jashtë teme që lidhet me aktivitetin e juaj që e keni sot këtu. Çdo aktivitet që bëhet për qëllim provimi është mirë që të bëhet së bashku të jenë edhe përfaqësuesit e Hotelerisë së Kosovës edhe të Shqipërisë. Me qenë po ashtu edhe prodhues te mjedrës, produktet që nuk i kemi ne të jenë. Ky është një burg politikë, pas viteve të 90 është rrënua dhe kemi ndërtua ku përpunohet lënda e parë. Pjesa tjetër është fermentimi i frutave, mbrapa kemi vendit ku bëhet shega, kemi po ashtu vendin ku bëhet orizi, po ashtu edhe bodrumin e verës”, tha njëri nga menaxherët.
Miti i Mrizit të Zanave, për tash e tetë vjet është realitet i gurmanëve të ushqimit, që nga anekënd bota, festojnë ushqimet tradicionale shqiptare, të cilat vijnë në trajtë bashkëkohore nga ferma në tavolinë, për të zgjuar shqisën tuaj të shijimit si rrallëherë.