MSh-ja do hap konkurs për specializantë të rinj për kandidatët nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë do të hap konkurs për specializantë të rinj për kandidatët nga Shqipëria Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë , Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë i tij:

Pas regjistrimit të 1.500 specializantëve për nevojat e Republikës së Kosovës dhe Luginës së Preshevës, çështja e kandidatëve të rinj për specializime, vazhdon për kandidatët nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Kjo u diskutua në takimin e sotëm me kryetarin e Bordit  Qendror për Shkollim Specialistik, dr. Labinot Shahini, andaj jemi dakorduar  që të hapet konkurs për specializantët e këtyre tri shteteve.

Konkursi hapet në pajtim me Ligjin për Shëndetësi Nr. 04/L-125, Udhëzimin Administrativ mbi shkollimin specialistik Nr.05/2017, në bazë të propozimit të Bordit Qendror për Shkollim Specialistik (BQShS) dhe pas aprovimit nga Ministri i Shëndetësisë.

Ju bëj thirrje kandidatëve për aplikim, duke ju dëshiruar suksese, si dh palët e interesuara që ta bëjnë monitorimin e këtij procesi, për të siguruar transparencë dhe mundësi të barabarta për të gjithë kandidatët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme