Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e MSh-së për rinegocimin e kontratës për furnizimin me vaksinat anti-Covid, raporton Ekonomia Online.
U.d. e ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku ka kërkuar aprovimin e Qeverisë, derisa ka shtuar se kontrata përfundon në vitin fund të vitit.
“Meqenëse kontrata përfundon në fund të vitit 2021 MSh-ja e ka të domosdoshme inicimin e procedurave për viti 2022, andaj kërkojmë aprovimin që MSh-ja të veprojë për negocimin e kontratave dhe amendamentin e kontratave”.
“Propozimi është i shoqëruar nga dokumentacioni, andaj edhe kërkojmë aprovimin tuaj”.
Në këtë mbledhje është bërë edhe zëvendësimi i kryesuesit në Komitetin anti-Covid, ku tashmë Dafina Gexha është kryesuese.