MSh-ja kërkon falje për gabimin: Gjatë 24 orëve u vaksinuan vetëm 9 mijë e 608 qytetarë, jo 19 mijë

Prishtinë | 23 Kor 2021 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar falje për një lëshim teknik rreth numrit të personave të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

MSh-ja ka deklaruar se në raportin e sotëm janë llogaritur shifrat e dy ditëve të fundit, rrjedhimisht, në vend që të jetë shifra 9 mijë e 606, sot është raportuar se janë vaksinuar 19 mijë e 609 qytetarë.

“Ministria e Shëndetësisë dëshiron t’i kërkojë ndjesë publikut për një lëshim teknik të bërë gjatë ditës së sotme me rastin e komunikimit të shifrave zyrtare rreth numrit të dozave të vaksinave kundër COVID-19, të administruara në 24 orët e fundit. Në raportin e sotëm, janë llogaritur shifrat e dy ditëve të fundit, andaj rrjedhimisht edhe numri i dozave të administruara në raport ka rezultuar të prezantohet më i lartë”, ka deklaruar MSh.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dëshiron t’i kërkojë ndjesë publikut për një lëshim teknik të bërë gjatë ditës së sotme me rastin e komunikimit të shifrave zyrtare rreth numrit të dozave të vaksinave kundër COVID-19, të administruara në 24 orët e fundit.

Në raportin e sotëm, janë llogaritur shifrat e dy ditëve të fundit, andaj rrjedhimisht edhe numri i dozave të administruara në raport ka rezultuar të prezantohet më i lartë.

Duke kërkuar mirëkuptim dhe shprehur falënderim për kujdesin e treguar nga publiku dhe bashkëpunimin në evitimin e lëshimeve të tilla, ju lusim të gjeni raportin e korrektuar me të dhënat nga vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë.

Të ngjashme