MSh: Përmes vaksinimit janë shpëtuar shumë jetë dhe spitalet e kanë përballuar më lehtë fluksin

Prishtinë | 29 Gus 2022 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë, ka ftuar qytetarët që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre kundër Covid-19. MSh thotë se e njëjta vlen edhe për kategoritë tjera, pasi sipas tyre vaksinimi është mënyra e vetme kundër këtij virusi.

Sipas MSh-së, përmes vaksinimit janë shpëtuar shumë jetë, ndërsa spitalet kanë përballuar më lehtë fluksin e pacientëve me COVID-19

“Vaksinat kundër COVID-19 u ofrojnë fëmijëve dhe kategorive të tjera të popullatës mbrojtjen më të mirë kundër formave të rënda të sëmundjes COVID-19. Qytetarët rekomandohen që të vazhdojnë të vaksinohen kundër COVID-19 me dozën e radhës. Doza përforcuese ndërkaq, ju ndihmon në rindërtimin e imunitetit të dobësuar që ndodh me kalimin e kohës pa vaksinimit paraprak. Përmes vaksinimit janë shpëtuar shumë jetë dhe spitalet tona kanë përballuar më lehtë fluksin e pacientëve me COVID-19”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme