Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia u takua sot me Ambasadorin e Gjermanisë, Joern Rohde për të pranuar donacionin e radhës prej 144 mijë e960 rapid testeve nga Gjermania.
Duke shprehur falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë, Ministri Vitia tha: “Ne jemi të nderuar të pranojmë furnizimin e 144.960 rapid testeve nga partneri ynë i vazhdueshëm, qeveria gjermane, në mënyrë që të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes pandemike në Kosovë.”
“E falënderojmë Ambasadorin për mbështetjen e ngritjes së vazhdueshme të fuqisë testuese për diagnostikim të COVID-19. Nga këtu, ne shprehim mirënjohjen tonë për ekipet mjekësore, stafin mbështetës në të gjithë vendin për punën e tyre të vështirë çdo ditë, në shërbim të shëndetit publik.”
Në anën tjetër, Ambasadori Rohde theksoj rëndësinë e zbulimit dhe parandalimit të infeksionit COVID-19.
“Virusi është akoma shumë i pranishëm në shoqëritë tona dhe mbetet një kërcënim. Gjermania mbetet në krah të Kosovës dhe vazhdon të mbështesë përgjigjen e qeverisë COVID-19”.