MSh shfuqizon vendimin me të cilin ishte miratuar Lista e re e Barnave Esenciale, kjo është arsyeja

Prishtinë | 23 Mar 2023 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se është shfuqizuar vendimin me të cilin është miratuar Lista e re e Barnave Esenciale.

Shfuqizimi është bërë për shkaqe tenike dhe për shkak se nxjerrjes së vendimit do t’i paraprijë një tryezë diskutimi publik.

“Ju njoftojmë se shfuqizohet Vendimi me Nr. 05-1798 me të cilin është miratuar Lista e re e Barnave Esenciale. Arsyeja e shfuqizimit të këtij vendimi është për disa shkaqe teknike si dhe për shkak se, nxjerrjes së vendimit do t’i paraprijë edhe një tryezë diskutimi publik nga e cila Ministria e Shëndetësisë synon të marrë rekomandime konkrete nga hisedarët, shoqeria civile, shoqatat e profesionistëve, institucionet publike dhe private etj”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme