MSH do t’u dalë në ndihmë invalidëve të luftës së UÇK-së

Prishtinë | 14 Mar 2018 | 15:18 | Nga

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Rrustem Musa, priti në takim kryetarin e Shoqatës së Invalidëve Civilë të Luftës, Avni Lubovci, ku diskutuan për mundësinë e mbështetjes së kësaj kategorie nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Zëvendësministri Musa tha se “MSh-ja do tu dalë në ndihmë këtyre rasteve varësisht nga nevojat e tyre”.

“Jemi duke punuar në drejtim që të mbështesim Qendrën Ortoprotetike të ShSKUK-së, me mjete, material të nevojshëm dhe sigurim të protezave, me qëllim të trajtimit të këtyre rasteve”, ka thënë Musa.

Ndërsa Lubovci u shpreh falënderues për mbështetjen e Ministrisë në përmbushjen e kërkesave të tyre emergjente për trajtimin e kësaj kategorie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme