Dita e së shtunës ishte tragjike për familjen Pacolli, ku përderisa po shkonin me veturën e tyre për në Shkup, ata u goditën nga një veturë tjetër dhe përfunduan në lumin Lepenc, nga 4 persona që ndodheshin në veturë, 3 prej tyre tani më kanë humbur jetën, ndërsa vetëm djali 20 vjeçar ka arritur të shpëtoj.
Në lidhje me këtë tragjedi, ka folur daja i 20 vjeçarit, Xhavit Visoka, shkruan lajmi.net.
Visoka ndanë detaje tepër emocionale për këtë tragjedi, dhe sipas tij, tepër prekëse ishte momenti kur nipi i mbijetuar, i kishte kërkuar falje për aksidentin.
“Shkëlqimi është këtu, gjendja e tij është shumë e keqe, mbrëmë I kemi treguar të gjitha komplet, ma tha një fjalë pak më parë, ‘dajë më falë qe e mbyta motrën tënde’, i thash më të ngat e ke pas ti se une”, thekson Visoka.
Ai tutje shpjegon se si ka ndodhur aksidenti deri sa ishin rrugës në momentin e aksidentit, këtij të fundit i ka treguar pra nipi, Shkëlqim Pacolli, i cili pati fatin të shpëtoj.
“Ishin duke u kthyer me kerr, dhe ka hy në tejkalim djali, dhe i ka prek dikush me kerr, dhe i ka gjujt në Lepenc”, thotë ai.
Visoka më tutje tregon se si e kanë ngushulluar nipin, që sipas tij ishte në gjendje të rëndë emocionale.
“I thash kqyre sa dajt i ke, sa kallabllak jena, të gjithëve ke me na pas”, u shpreh ai.
Familja 4 anëtarëshe Pacolli që po shkonte në drejtim të Shkupit, të shtunën u godit nga një veturë tjetër dhe u hodh në lumin Lepenc.
3 prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa Shkëlqimi 20 vjeçar ka arritë të shpëtoj mrekullisht.
Varrimi i viktimave do të bëhet nesër.