Ekipi i Ekonomia Online ka përcjellë inspektimet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në pikën shitëse të 35-të në “Viva Fresh Store” tek rruga “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.
Menaxheri i kësaj pike nuk e lejoi EO-në të bëj xhirime brenda objektit të “Viva Fresh Store”, duke u arsyetuar se nuk ka pasur sasi të mjaftueshme të flamujve për t’i vendosur.
Në këtë pikë shitëse u panë shumë produkte që ende nuk e kanë të vendosur flamurin e origjinës tek artikujt e caktuar.
Siç raporton Ekonomia Online, stafi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, kanë kryer inspektimet pa praninë e mediave.
Inspektimet e MTI-së kanë vazhduar edhe në “Albi Market 2” në Ulpianë. Tek kjo pikë shitëse janë parë të vendosura tek të gjitha produktet flamujt e origjinës.
LEXO EDHE: MTI-ja gjobit bizneset për mospraninë e flamujve të origjinës, gjykata vendos për shumën
LEXO EDHE: MTI inspekton marketet për vendosjen e flamujve, Shala thotë që s’ka tolerime