MTI-ja gjobit bizneset për mospraninë e flamujve të origjinës, gjykata vendos për shumën

Prishtinë | 05 Shk 2019 | 12:38 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeinspektori i Tregut në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Lulzim Syla, ka bërë të ditur se nga katër kontrolle që janë bërë në disa pika të marketeve në vend, ku në njërën nga bizneset nuk janë gjetur të vendosur flamujt e origjinës së produkteve, raporton Ekonomia Online.

“Sot ishim bashkë me mediat me i kry inspektimet se a po zbatohet ligji për mbrojtje ndaj konsumatorit për vendosjen e flamujve. Në vendet qe keni përzgjedh ju mediat kemi zgjedh 4 subjekte ekonomike, në 3 kemi has që e zbatojnë ligjin 100% ndërsa në njërin nuk ka qene përgjegjës dhe inspektorati do të marr masa ndaj atij operatori ekomomik”, tha Syla.

Për operatorin në të cilin nuk janë parë të vendosur flamujt e origjinës së produkteve, për të cilin Ekonomia Online, raportoi se është “Viva Fresh Store” në lagjen “Ulpiana”, Syla tha se në varësi se sa janë vendosur flamujt në këtë pikë, do të vendosë Gjykata.

Sipas tij, dënimi mund të jetë 1 mijë euro për vendosjen e 60-70 për qind të flamujve.

“Ligji nuk e lejon të përmendim emra ne kemi marrë masa ndaj operatorit. Ne tani do bëjmë takim me inspektor aty ku kemi has që është bërë shkelje varet se a ka pas flamuj të vendoset ose qe nuk ka pasur fare procedohet në gjykatë, nëse ka pas 60 deri 70% flamuj gjoba është 1 mijë euro”, tha Syla.

Sipas Sylës, inspektorati i MTI-së do të vazhdojë të bëjë kontrolle të vazhdueshme, ku nga bizneset ka kërkuar që të respektohet ligji.

“Inspektorati po vazhdon me bërë kontrolle dhe shume shpejtë do të kemi takim me drejtoret e komunave të Kosovës ku do vendosim per vendime së bashke qe ky ligj të implementohet 100%. Ne jemi duke kontrolluar operatorët me të mëdhenjë duke shkuar nga të mesmet e deri tek të vegjlit”, pohoi Syla.

LEXO EDHE: MTI-ja inspekton Viva Fresh Store në Ulpianë, nuk gjen flamuj te produktet

LEXO EDHE: MTI inspekton marketet për vendosjen e flamujve, Shala thotë që s’ka tolerime

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Kryeinspektori i tregut në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Lulzim Syla, pas kryerjes së inspektimeve në markete mban konferencë për medie

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, February 5, 2019

Të ngjashme