MTI-ja inspekton Viva Fresh Store në Ulpianë, nuk gjen flamuj te produktet

Prishtinë | 05 Shk 2019 | 10:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ekipi i Ekonomia Online ka përcjellë inspektimet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në pikën shitëse të 35-të në “Viva Fresh Store” tek rruga “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Menaxheri i kësaj pike nuk e lejoi EO-në të bëj xhirime brenda objektit të “Viva Fresh Store”, duke u arsyetuar se nuk ka pasur sasi të mjaftueshme të flamujve për t’i vendosur.

Në këtë pikë shitëse u panë shumë produkte që ende nuk e kanë të vendosur flamurin e origjinës tek artikujt e caktuar.

Siç raporton Ekonomia Online, stafi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, kanë kryer inspektimet pa praninë e mediave.

Inspektimet e MTI-së kanë vazhduar edhe në “Albi Market 2” në Ulpianë. Tek kjo pikë shitëse janë parë të vendosura tek të gjitha produktet flamujt e origjinës.

LEXO EDHE: MTI-ja gjobit bizneset për mospraninë e flamujve të origjinës, gjykata vendos për shumën

LEXO EDHE: MTI inspekton marketet për vendosjen e flamujve, Shala thotë që s’ka tolerime

Të ngjashme