Nga nesër Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të inspektoj të gjitha bizneset. Ky inspektim sipas, MTI-së do të realizohet me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit dhe informimit të bizneseve si partnerë në zhvillimin ekonomik.
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) i njofton të gjitha bizneset (hipermarketet), që operojnë në rrjetin tregtar në Republikën e Kosovës, se duke u bazuar në shqetësimet e ngritura dhe ankesat e shumta të konsumatorëve në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në MTI, nga data 19.12.2017 deri më 31.12.2017, do të organizojë fushatë inspektimi në të gjitha pikat e hipermarketeve në tërë territorin e vendit. Gjatë këtij inspektimi do të bëhet verifikimi i gjendjes reale të çmimeve të produkteve të ekspozuara në shtande dhe çmimeve në arkë”, thuhet në njoftimin e MTI-së.