“Muaji i pikturës” mbledh piktorët nga e gjithë Kosova pranë monumentit të Urës së Gurit
Me përfundimin e fazës së parë të restaurimit të Urës së Gurit, u shënua një aktivitet i cili mblodhi piktorë nga e gjithë Kosova.
“Muaji i pikturës” i mbështetur nga Drejtoria e Kulturës, nën organizimin e OJQ Kult Studio, përfundoi dje. Gjatë këtij muaji, patën mundësi të pikturojnë artistë të të gjitha grupmoshave ku në fund puna e tyre njëmuajshe do të kurorëzohet me hapjen e ekspozitës në Kalanë e Qytetit. Vushtrria është duke u kthyer në vatrën e artit, siç ka qenë dikur, ku takohen artistë nga i gjithë.
Drejtoresha e Kulturës në këtë komunë, Shpresa Rama, ka falenderuar të rinjtë e Kult Studios që tash e katër vite kanë organizuar këtë aktivitet.