Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është takuar me ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.
Në komunikatën e ZKM-së thuhet se ata folën për bashkëpunimin dhe raportet e Kosovës dhe Shqipërisë.
Gjithashtu, ata kanë diskutuar edhe për zhvillimet politike në vend dhe rajon dhe për ndikimet gjeopolitike dhe gjeoekonomike të luftës në Ukrainë shkaktuar nga agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Federatës Ruse.
Komunikata e plotë:
Kryeministri Kurti takoi ish- ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati
Prishtinë, 18 tetor 2022
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim mikun e tij, ish- ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.
Në takimin që u zhvillua në Zyrën e Kryeministrit, Kryeministri Kurti dhe z. Bushati folën për bashkëpunimin dhe raportet e Kosovës dhe Shqipërisë.
U diskutua për zhvillimet politike në vend dhe rajon dhe për ndikimet gjeopolitike dhe gjeoekonomike të luftës në Ukrainë shkaktuar nga agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Federatës Ruse.