Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është emëruar zëvendësministër i Arsimit.
Lajmin e konfirmoi vetë Nitaj për Gazetën Express. Ai madje tha se tashmë ka dalë në zyrë.
“Po, mundem me e konfirmu. Jam emëruar zëvendësministër i Arsimit. Kjo është detyra e re që ma ka dhënë zoti Haradinaj”, tha shkurt Nitaj.
Nitaj deri më tani mbante postin e zëdhënësit të AAK-së.