Anëtari i AAK-së, Muharrem Nitaj ka shkruar në Facebook se koalicioni PAN ishte prishur pas dy vjetësh, kurse LDK-ja dhe VV-ja u prishën pa ia filluar fare.
“I vetmi ndryshim midis PAN-it dhe VV e LDK, është se PAN-i janë prishur pas pothuaj dy vjet qeverisjeje, ndërkaq këta të fundit u prishën hala pa ia fillu”, ka shkruar Nitaj
Sot është konstituar Kuvendi i Kosovës, ndërkaq Kryetar i saj është zgjedhur Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, poashtu nënkryetarja e parë do të jetë Arbërie Nagavci nga VV, Kujtim Shala nga LDK dhe Memli Krasniqi nga PDK.
VV dhe LDK në Kuvend shkuan pa marrëveshje paraprake, dhe tash matematikat për koalicionin e mundshëm kanë ndryshuar, pasi që në bisedimet mes dy partive posti i Kryetarit të Kuvendit i është lënë LDK-së.