Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se janë mbledhur 7 mijë nënshkrime nga qytetarët për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.
“7000 nënshkrime deri në orën 17:00 janë mbledhur në Komunën e Suharekës, ku qytetarët kërkojnë përmes nënshkrimeve shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit”.
“ I falënderoj të gjitha subjektet politike pa dallim për angazhimin dhe kontributin e përbashkët”, ka shkruar Muharremaj në rrjetin social Facebook.