Në Bllacë të Suharekës, 33 vjet më parë ishte vrarë heroi Ramë Bllaca. Në kujtim të tij, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë nderime para lapidarit të heroit, raporton Ekonomia Online.
Bashkë më të ishin edhe familjarë të Ramë Bllacës. Nipi i tij, Murat Sejdiu, thotë se gjyshi i tij nuk ishte nënshtruar pushtuesve, duke refuzuar nënshkrimin e traktatit serbo-sllav turq për dëbimin e shqiptarëve në Turqi.
Sipas tij, pas refuzimit të kësaj marrëveshje, ati ishte ngrit prita dhe më të hyrë në fshat ishte vrarë.
Sot bëhen 33 vjet nga rënia e heroit të Lapidarit Ramë Bllaca në Bllacë.
Në këtë vend janë mbledhur familjarë të tij dhe kryetari i Komunës Bali Muharremaj
Njëri nga familjarët e tij, Murat Sejdiu kujtoi gjyshin e tij Ramë Bllaca, duke treguar ngjarjen tragjike për vdekjen e gjyshit të tij.
“Ai u prishi marrëveshjen më famëkeqe Nikolla Fashiqit dhe shkeu marrëveshjen. Me tu kthyer për këtu kishte disa prita që organizuan vrasjen e tij, ai erdhi këtu dhe mu në këtë vend duke hyrë në fshatin e tij u vra nga çetnikët serb.
Ai foli edhe për kontributin e tij që nga fëmijëria për çështjet kombëtare shqiptare.
“Prej kohës së rinisë dha një kontribut të veçantë për çështjen kombëtare shqiptare për arsye se babai i tij Fejzullahu ishte ushtarë i lidhjes së parë të Prizrenit”, tha ai.