Sot në qytetin e Suharekës ka ndodhur shembja e fasadës së një ndërtese.
Nga kjo ngjarje askush nuk ka mbetur i lënduar.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka dal kryetari i kësa komune Bali Muharremaj.
Ai konfirmoi se do të rishikohet kontrata e kompanisë që e ka bërë renovimin e kësaj ndërtese, shkruan Klan Kosova
“Të lënduar nuk ka. Kam dal në vendin e ngjarjes së bashku me policinë dhe inspekcionin. Tani e kemi siguruar vendin e ngjarjes. Jemi duke e pastruar për ta larguar rrezikun. Renovimi ka ndodhur në vitin 2017-të. Ne do të rishikojmë kontratën e kompanisë që e ka bërë renovimin e ndërtesës dhe masat do të merren në bazë të ligjit”- tha Muharremaj.