Muharremaj: Gjatë mandatit tim në Therandë do të hapen 1400 vende pune

Prishtinë | 10 Nën 2017 | 16:38 | Nga

Sot në debatin me studentët e Kolegjin ISPE ishte i ftuar kandidati për kryetar të Komunës së Therandës, Bali Muharremaj. Ai para studentëve ka folur për projektet konkrete që ka ai nëse do të fitoj garën e balotazhit për këtë komunë.

Muharremaj tha se gjatë mandatit të tij si kryetar do të hapen minimum 1400 vende pune të shpërndara në sektorë të ndryshëm si bizneset, shëndetësia, bujqësia, arsimi dhe administrata.

Ai tha se zona ekonomike ka rëndësi të jashtëzakonshme për komunën që pretendon t’a udhëheqë.

Muharremaj i dha theks të veçantë  arsimit, të cilin u zotua se do t’a depolitizoj në çdo pjesëtë komunës dhe gjithashtu tregoj planin e tij për shkollat profesionale të cilat do të mundohet përmes donacioneve të ndryshme të arrij t’i modernizoj dhe nxënësve të këtyre shkollave të ju mundësohet që pas investimeve të ndryshme sidomos pas përfundimit të ”zonës ekonomike” të funksionojnë me sistemin 3 ditë shkollë – 2 ditë punë.

Poashtu te arsimi nuk la pa cekur që secila shkollë fillore dhe e mesme do të ketë laboratorët dhe kabinetet e tyre përkatëse.

Pikë tjetër me rëndësi e tij  ishte edhe shëndetësia dhe ekipet mobile të mjekëve nëpër fshatra të cilët do të ofrojnë shërbime pa pagesë nëpër shtëpitë e banorëve të të gjitha zonave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme