Ka nisur fillimi i rrugës “Malësia e Madhe” në Suharekë,shkruan EkonomiaOnline.
Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se në fshatin Shirokë të kësaj komune ka filluar ndërtimi i rrugës “Malësia e Madhe”.
Shkrimi i plotë:
Në Shirokë sot filluam ndërtimin e Rrugës “Malësia e Madhe” e cila do të ketë rëndësi të madhe për banorët.
Ne do të jemi në teren në zbatimin dhe realizimin e projekteve.
Bali Muharremaj