Muharremaj i shpalos projektet për vitin e ardhshëm para banorët të disa fshatrave

| 03 Pri 2019 | 10:16 | Nga

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, është takuar me banorët e Semetishit, Nishorit, Breshancit dhe Kastërrcit.

Ai ka thënë se Komuna do të jetë vigjilente dhe të ketë kujdesin e duhur që t’i realizojnë kërkesat e banorëve.

“Në banorët e Semetishtit, Nishorit, Breshancit dhe Kastërrcit dje në diskutimet publike kemi shpalosur projektet që do të ndodhin në vitet e ardhshme. Përballë kërkesave të tyre jemi gjithmonë vigjilent dhe do të kemi kujdesin e duhur që sipas kompetencave tona ti realizojmë”, ka shkruar Muharremaj.

https://www.facebook.com/balimuharremaj1/photos/pcb.313707662648483/313707025981880/?type=3&theater
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme