Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka kujtuar dy ikonat e artit, Bekim Lumin dhe Ragip Sylajn në përvjetorin e vdekjes së tyre, raporton Ekonomia Online.
Muharremaj tha se Theranda ka humbur shumë me mungesën e tyre fizike, por ata i kanë lënë trashëgimi të jashtëzakonshme artistike Therandës dhe Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot bëhet një vit pa dy ikonat e artit, Bekim Lumi dhe Ragip Sylaj.
Theranda ka humbur shumë me mungesën e tyre fizike, por ata i kanë lënë trashëgimi të jashtëzakonshme artistike Therandës dhe Kosovës.
I përjetshëm qoftë kujtimi për ta !
Bali Muharremaj