Muharremaj-Mbikqyrësve të Projekteve: Mos toleroni cilësi të dobët

Prishtinë | 12 Kor 2019 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Pas të gjeturave, në një projekt me cilësi të dobët, në fshatin Samadrexhë, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sot ka takuar të gjithë zyrtarët e drejtorisë së Shërbimeve Publike, për të kërkuar nga ta që të jenë vigjilent gjatë mbikqyrjes së punimeve në terren.

Kryetari Muharremaj, gjatë takimit është shprehur:

“Kërkoj nga ju si menagjerë dhe mbikqyrës të projekteve, që të gjithë operatorët ekonomik që janë në realizim e sipër të projekteve, t’i mbikqyrni dhe të keni kujdes të shtuar gjatë realizimit”.

“Publikisht e deklaroj, se nuk do të ketë tolerime dhe poashtu kërkoj, që një gjë të tillë të mos e toleroni as ju”.

“Unë si zakonisht, do të jem në terren dhe nuk do të toleroj më cilësi të dobët të punimeve”.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme