Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur e në këtë qytet për dy ditë nuk ka pasë asnjë rast të ri me Covid-19, transmeton Klan Kosova.
“2 rastet pozitive janë ri-testime. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik mbrëmë për rastin e vetëm që e ka evidentuar nga Komuna jonë, i ka pasur shënimet (Suharekë-Prizren) dhe prandaj është njoftuar ashtu”.
“Pra, rasti është nga Prizreni dhe jo komuna jonë. Nuk ka nevojë për panik dhe për gjithçka ju njoftojmë saktë dhe me të dhëna zyrtare”, ka shkrua Muharremaj.