Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj,ka ofruar përkrahjen e tij për të gjitha femrat ndërmarrëse që kanë iniciative për të krijuar ndërmarrje që ofrojnë vende të lira pune.
Ai përmes një statusi në facebook ka treguar se një ndërmarrëse me idet e saj kreative ka arritur të hap 6 vende të reja pune.
Postimi i plotë:
Sërish vende të reja pune në Suharekë.
Redona Kuqi-Jahaj është themeluesja e brendit te aksesoreve ( Çanta dhe Bizhuteri te personalizuara) prodhim vendor, vet- ndermarrese duke e ndërtuar ndermarrje kreative me fuqi vetanake.
Ajo ka krijuar 6 vende të reja pune, dhe kjo nisje e re do të thotë shumë për shoqërinë tonë.
Femrat ndërmarrëse do ta kenë gjithmonë përkrahjen e institucioneve tona.
Bali Muharremaj