Muharremaj përcjellë Kuçin për në Hagë: Blerimi do të kthehet fitimtar dhe me dinjitet

Prishtinë | 07 Pri 2019 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se Blerim Kuçi, do të shkojë në Hagë për të fituar edhe një përballje, transmeton EO.

Muharremaj ka bërë të ditur se ka dalë për ta mbështetur bashkëpartiakun e tij, Kuçin i cili është nisur për në Hagë. Ai shkruan se deputeti i AAK- së, është me të drejtën dhe do të mbetet i pathyeshëm në kauzën tonë për Liri.

Postimi i plotë i Muharremajt:

Blerim Kuçi sot udhëton për në Hagë, për ta fituar sërisht edhe një përballje.

Afër tij është avokati Artan Qerkini. 
Natyrisht jam edhe unë që të udhëtojmë bashkë, siç ishim gjithmonë si në luftë dhe paqe, për ta mbrojtur të drejtën dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së.

Për ta përcjellur dhe për ti dhënë përkrahje, sot ishin bashkëluftëtarët dhe qytetarët e Therandës, ngase besojnë se ai është me të drejtën dhe do të mbetet i pathyeshëm në kauzën tonë për Liri.

Nga ky proces Blerim Kuçi do të kthehet fitimtar dhe me dinjitet, ashtu sikurse në luftë çlirimtar dhe i guximshëm.

https://www.facebook.com/balimuharremaj1/photos/pcb.315453549140561/315449912474258/?type=3&theater
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme